Kompani për ndërtim faqe ecommerce në Tiranë
Që të jetë i suksesshëm, një dyqan ecommerce duhet të ndërtohet nga profesionistë që kuptojnë jo vetëm zhvillimin e faqes, por edhe procesin e blerjes, pagesat, manaxhimin e produkteve, sigurinë, SEO-n dhe rritjen afatgjatë të shitjeve online.
Prej më shumë se 8 vitesh Ketri Web ndërton faqe ecommerce për biznese që duan të shesin në mënyrë serioze, të organizuar dhe të qëndrueshme.
Ekipi ynë sjell mbi 15 vite përvojë në zhvillimin e faqeve ecommerce, duke garantuar cilësi dhe rezultate për çdo projekt.
Ecommerce për produkte, materiale dhe shërbime
Ndërtojmë faqe ecommerce dhe dyqane online për shitje me pakicë, me shumicë dhe B2B, si edhe për shitjen e shërbimeve dhe produkteve digjitale.
-
Ecommerce për veshje dhe kujdes personal
-
Ecommerce për ushqime dhe delivery
-
Ecommerce për shtëpi, sport dhe argëtim
-
Ecommerce për pajisje dhe materiale profesionale
-
Ecommerce për farmaci dhe produkte shëndeti
-
Ecommerce për bebe dhe fëmijë
-
Ecommerce për shitje shërbimesh dhe produktesh digjitale
Broderie Viola
Faqja që ndërtuam për ta prezanton qartë të gjithë gamën e produkteve, ofron personalizim, dhe një proces blerjeje online të thjeshtë dhe të sigurt.
Më shumë
CHINT Albania
Për CHINT Albania zhvilluam një faqe që u mundëson vizitorëve të gjejnë lehtësisht informacion për produktet, shërbimet dhe zgjidhjet e kompanisë.
Më shumë
Shisni më shumë me një dyqan online të thjeshtë dhe funksional
Faqja juaj ecommerce duhet të jetë më shumë se një katalog – ajo duhet ta bëjë blerjen të thjeshtë për klientin, dhe manaxhimin praktik për biznesin.
Merrni një dyqan online që ju ndihmon të shisni më shumë dhe të rrisni biznesin tuaj.
Plotësoni formularin dhe një ekspert nga ekipi ynë do t'ju kontaktojë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju.
⟶
Pranoni pagesa online
Merrni pagesa online me kartë dhe mënyra të tjera elektronike. Ne kujdesemi për lidhjen e faqes suaj me bankën apo shërbimin e pagesave që përdorni, në mënyrë që të gjeneroni të ardhura drejtpërdrejt nga dyqani online.
- Pagesa me kartë krediti/debiti
- Integrim me banka
- Integrim me procesorë pagesash
- Pagesa online të sigurta
Manaxhim i lehtë i inventarit dhe porosive
Manaxhimi i një dyqani online mund të bëhet i ndërlikuar, sidomos kur katalogu dhe numri i porosive rriten.
Ndaj është i rëndësishëm një sistem që ju ndihmon të mbani nën kontroll aktivitetin e përditshëm dhe ta organizoni atë me lehtësi.
Në faqet ecommerce që ndërtojmë, përfshijmë gjithmonë një panel manaxhimi gjithëpërfshirës dhe praktik, që ju lejon të përditësoni lehtësisht inventarin, të përpunoni porositë, dhe të merrni raporte të vlefshme për ecurinë e shitjeve.
- Manaxhim inventari dhe stoku
- Produkte, variante dhe çmime
- Manaxhim porosish
- Raporte mbi shitjet dhe ecurinë
Mbështetje për fushatat e marketingut
Kur investoni në reklama online, është e rëndësishme që faqja juaj të jetë e integruar me platformat ku reklamoheni dhe sistemet analitike që përdorni.
Përvoja jonë me këto integrime na lejon t'i konfigurojmë ato saktë dhe sipas nevojave të fushatave tuaja.
Kjo ju lejon të matni rezultatet e fushatave tuaja, në mënyrë që t'i analizoni dhe t'i përmirësoni ato bazuar në të dhëna reale.
- Integrim me Facebook & Instagram Ads
- Integrim me Google Ads
- Gjurmim i konvertimeve dhe shitjeve
- Integrim me Google Analytics
Procesi ynë i punës
Që të jetë e suksesshme, një faqe ecommerce duhet të planifikohet me kujdes dhe të ndërtohet nga njerëz me ekspertizën e duhur.
-
Konsultë dhe kuptim i biznesit
Fillojmë duke kuptuar biznesin tuaj, produktet që shisni, mënyrën si realizohen shitjet dhe çdo nevojë të veçantë që mund të keni. Kjo na ndihmon të përcaktojmë çfarë duhet të përfshijë faqja juaj dhe si duhet të funksionojë.
-
Strukturë dhe përmbajtje
Përcaktojmë faqet kryesore, organizimin e produkteve dhe informacionin që duhet të gjejë klienti. Qëllimi është që produktet të paraqiten qartë dhe klientët të gjejnë lehtësisht atë që kërkojnë.
-
Dizajn dhe zhvillim
Krijojmë dizajnin dhe ndërtojmë faqen me teknologjinë më të përshtatshme për projektin tuaj. Bëjmë integrimet e nevojshme për pagesat online, duke lidhur faqen me bankën, procesorët e pagesave apo shërbimet e tjera që përdor biznesi.
-
Testim dhe publikim
Para publikimit kontrollojmë funksionimin e faqes, porositë, pagesat, versionin mobile, shpejtësinë, sigurinë dhe detajet teknike. Pas miratimit tuaj, faqja publikohet online.
-
Mbështetje dhe përmirësime
Pas publikimit, kujdesemi që faqja juaj të mbetet e përditësuar dhe të funksionojë siç duhet. Ofrojmë paketa për mirëmbajtjen e faqeve ecommerce, që përfshijnë kujdes teknik, përditësime dhe mbështetje sipas nevojës.
Ndërtojmë faqe ecommerce me platformat më të njohura
-
Shopify
Për biznese ku shitjet online janë pjesa kryesore e aktivitetit dhe që duan zgjidhjen më të plotë ndër platformat ecommerce që ofrojnë gjithçka në një vend.
-
WooCommerce
Për biznese që duan ta ndërtojnë faqen ecommerce mbi platformën WordPress, dhe të përfitojnë nga ekosistemi i tij i gjerë.
-
Wix eCommerce
Për biznese që duan të kenë faqen e internetit dhe dyqanin online të bashkuara në një sistem të thjeshtë për t'u manaxhuar dhe përditësuar vetë.
-
Squarespace Commerce
Për biznese që i japin shumë rëndësi paraqitjes vizuale dhe që duan një faqe ecommerce të lehtë për t'u manaxhuar, pa pasur nevojë të ndërthurin sisteme të ndryshme.
-
PrestaShop
Për biznese që duan një sistem të posaçëm për ecommerce, të cilin mund ta instalojnë në serverin e tyre.
-
Custom Ecommerce
Për biznese me kërkesa të veçanta, që kanë nevojë për një sistem ecommerce të ndërtuar posaçërisht për proceset dhe mënyrën e tyre të punës.
Çfarë përfshihet
- Katalog produktesh me kategori dhe nënkategori
- Faqe të detajuara për çdo produkt
- Variante produktesh, si madhësi, ngjyra apo modele
- Kërkim dhe filtrim produktesh
- Shportë dhe proces i thjeshtë checkout
- Pagesa online me kartë dhe mënyra të tjera elektronike
- Integrim me banka dhe procesorë pagesash
- Manaxhim produktesh, çmimesh dhe inventari
- Manaxhim porosish dhe klientësh
- Kupona, ulje dhe oferta promocionale
- Llogari klienti dhe historik porosish
- Email-e automatike për porositë dhe njoftimet
- Konfigurim i mënyrave dhe tarifave të transportit
- Mundësi për wishlist / produkte të preferuara
- Produkte të ngjashme dhe rekomandime për blerje
- Integrim me mjete marketingu dhe statistikash
- Konfigurime sigurie për mbrojtjen e faqes dhe pagesave
- Përshtatje për çdo pajisje dhe shfletues modern
- Optimizim për shpejtësi dhe performancë
- Integrim me rrjetet sociale
- Bazë teknike për SEO dhe dukshmëri në Google
- Mundësi përkthimi në gjuhë të ndryshme
- Email me domain-in e faqes suaj
Çfarë thonë për ne
Jam 100% i kënaqur
Jam 100% i kënaqur me punën e Ketri Web. Ata përdorën ekspertizën e tyre full-stack për të konvertuar databazën time Excel në një aplikacion web të automatizuar. Komunikimi ishte me 5 yje. Produkti përfundimtar ishte pikërisht ashtu siç e imagjinoja, por akoma më i mirë!
Punë e pabesueshme
Punë e pabesueshme në çdo aspekt. Komunikimi është i shkëlqyer dhe Ketri Web ndjek një qasje të personalizuar ndaj klientëve të tyre. Mund ta kuptosh që ata kujdesen për suksesin e klientit dhe jo vetëm për pagesën.
Pyetje të shpeshta
Kërkoni një konsultë falas
Plotësoni formularin dhe përfitoni nga ekspertiza jonë për të krijuar një faqe ecommerce që i përshtatet biznesit tuaj.
Bashkëngjitni çdo dokument apo informacion rreth projektit, për të na dhënë një ide sa më të qartë të vizionit tuaj.
Le të ndërtojmë një dyqan online që ju ndihmon të shisni më shumë.